Futboll Sport

LIGA E KONFERENCËS/ Të veçanta nga finalja e Tiranës mes Romës dhe Fejnordit

 

Ka fituar dy herë Champions League dhe dy herë Europa League, Zhoze Murinjo ka shansin të fitojë edhe kompeticionin e tretë të UEFA-s për klube. Në sezonin 2003-2004 ai fitoi Ligën e Kampioneve me portugezët e Portos, duke mposhtur 3-0 në finale Monakon. Disa vite më vonë ai ishte edhe trajneri që i ktheu trofeun më të rëndësishëm për klube Interit pas 45 vitesh. Sa i përket Europa League, ai e ka ngritur lart këtë trofe me Porton në 2002-2003 dhe me Mançester Junajtidin në 2016-2017. Tirana është shansi i Murinjos që të bëhet trajneri i parë që ka fituar të tria kompeticionet e UEFA-s për klube.

Roma, për trofeun e parë europian

Në vendin e dytë në Kupën e Kampionëve në 1984-ën, pasi fitues u shpall Liverpuli, Roma ka humbur edhe finalen tjetër të Kupës UEFA kundër Interit në 1991-shin. Shansi për të fituar trofeun e parë europian është ndeshja me Fejnordin në Tiranë.

Fejnordi, për rekorde

Fitues i Champions League në 1970, atëherë quhej Kupa e Kampioneve dhe në vitin 2002 triumf në Kupën UEFA, holandezët kanë shansin për t’u bërë klubi i parë që shtie në duart e tyre të tria kompeticionet e UEFA-s. Historia e Fejnordit me trofe në Europë nis në sezonin ‘69-‘70, ku ata fitojnë trofeun më të rëndësishëm të UEFA-s, duke mposhtur në finale skocezët e Sëlltikut vetëm në minutën e 117-të. Ndërkohë që 4 vite më vonë, ‘73-’74, Fejnordi ngre lart trofeun e Kupës UEFA, kundër Totenhemit në finale. Kupa e fundit europiane është po UEFA, në 2002-shin kur mposhti Dortmundin 3-2 me golat e Tomason dhe dy nga Hojidonk.

Detaje nga trofeu

Trofeu i Ligës së Konferencës është 57.5 cm i gjatë dhe peshon 11 kg. Ai përbëhet nga 32 gjemba gjashtëkëndore – një për çdo ekip në fazën e grupeve të garës – duke u përdredhur dhe lakuar nga baza. Skuadra fituese shpërblehet me 40 medalje ari dhe nënkampionët me 40 medalje argjendi. Fituesit fitojnë një vend në fazën e grupeve të Europa League 2022-2023, nëse nuk janë kualifikuar përmes kompeticioneve vendase.

Cili vendoset si ekipi pritës?

Emri i ekipit që do të jetë pritës në këtë finale është vendosur nëpërmjet një shorti që u hodh më 18 mars. Kështu që ana e ekipeve ku ishte e vendosur edhe Roma u përzgjodh si pritës, kështu që ndeshja do të etiketohet si Roma-Fejnord.

Ngjyrat e fanellave

Të dyja finalistet mund të vishnin uniformën e parë, por në këtë rast ka një përplasje ngjyrash, kështu që është përcaktuar që klubi mik, që është Fejnordi, duhet të përdorë një fanellë alternative.

Related posts

Guardiola me DORË TË HEKURT në stërvitje, u ndalon këto paisje lojtarëve…

Isa.Autor

48 ekipe në Katar 2022, kundërshtohet nga klubet e mëdha

Sadik.Autor

ZBULOHET PRAPASKENA E ÇUDITSHME/ PSG sakrifkon yllin e ekipit për “Jashtëtokësorin”, drejtuesit pranojnë situatën

Delo.autor

Leave a Comment