Futboll Sport

DASHURIA E KËTIJ SEZONI/ Alaba i rikthehet festimit epik pas triumfit në Champions (VIDEO)

Mbrojtësi austriak i Realit të Madridit, David Alaba, fitoi Champions-in për të tretën herë në karrierën e tij, pas dy të mëparshmëve që kishte me Bajernin dhe asaj të mbrëmjes së kaluar më Realin përballë Liverpulit.

Gjatë festës së triumfit, ai së bashku me shokun e tij të repartit, Eder Militao, iu kthyen festimit të famshëm me karrige, gjë që mesa duket është kthyer në një traditë për austriakun.

Në një video të postuar nga vetë Reali i Madridit në Instagram, Militao shihet teksa vjen drejt Alabas me një karrige dhe të dy bashkë e ngrenë atë si një trofe, ku shkruan “Historai e dashurisë e sezonit”.

 

 

Ky festim u bë viral kur Reali i Madridit arriti të triumfonte me përmbysje përballë PSG-së në fazën e 1/8-ve të këtij kompeticioni, gjë që u përsërit sërish dhe kur “Galaktikët” triumfuan në La Liga.

Related posts

“A DO MARTOHESH ME MUA?” Portieri turk i propozon të dashurës në mes të fushës (VIDEO)

Delo.autor

Zarco i dërgon mesazh rivalëve: Synoj podiumin në Austin

Sadik.Autor

Gaboi në finale/ Karius kërcënohet me vdekje, policia vihet në alarm…

Sadik.Autor

Leave a Comment