Futboll Sport

HOLANDA PRET BELGJIKËN NË LIGËN E KOMBEVE/ De Bryjne sulmon ashpër UEFA-n: Një turne i kotë, jemi të lodhur

Belgjika do të presë sot Holandën në sfidën e vlefshme për Grupin A4 të Ligës së Kombeve. Derbi i vogël i veriperëndimit të Europës pritet të dhurojë spektakël duke parë dhe rivalitetin qe kanë këto dy skuadra që shtrihen në një distancë shumë të vogël gjeografike.

Por ylli i Mançester Sitit, Kevin de Bryjne, edhe pse e ka vlerësuar takimin me holandezët ka hedhur kunja në drejtim të UEFA-s për turneun në fjalë.

“Për mua, Liga e Kombeve është e parëndësishme. Ne duhet t’i luajmë ato ndeshje, por është një lloj fushate miqësoresh, të cilës i është dhënë një rëndësi e kotë, pasi në fund thjesht janë shtuar disa pikë dhe disa skuadra të grupuara, që kërkojnë në fund të tentojnë edhe në trofe, ndonëse mua sërish më duket një ide shumë e kotë. Dhe këtë e them sepse në këtë mënyrë vetëm na janë shtuar ndeshjet në një mënyrë të frikshme, aq më tepër pas një sezoni që lamë pas, i cili ishte shumë i ngjeshur, por ky i ardhshmi do të jetë edhe më i rrezikshëm, duke parë se do të luhet edhe Botërori”, ishin fjalët e para të mesfushorit belg.

Më pas ai shtoi: Vërtet po shpreh pakënaqësitë e mia, por edhe këto që unë them sërish janë po aq të kota sa edhe Liga e Kombeve, duke qenë se në momentin e parë që do të zbresim në fushë unë dhe shokët e mi te Belgjika do të mundohemi të bëjmë më mirë atë që kemi si profesion: të luajmë futboll dhe të fitojmë. Gjithsesi, ankesa ime mendoj se është e drejtë, sepse së fundmi nuk kemi pasur ndonjëherë më shumë sesa 3 javë pushime në 12 muaj dhe kjo vë vërtet në rrezik fizikun tonë, pasi jo më kot dëmtimet janë shtuar shumë në vitet e fundit. Derbi me Holandën? Do të jetë një takim i ndjerë, pasi edhe pse fqinjë ne kemi atë rivalitetin e fortë prej vitesh dhe nuk e kemi humbur. Përkundrazi, ai sa vjen e shtohet duke parë se tashmë Holanda gjithashtu ka rigjetur një brez shumë të talentuar, ndaj do ta bëjë edhe më spektakolare ndeshjen mes nesh”, tha De Bryjne.

Related posts

SPEKTAKOLARE/ Arena Kombëtare në fazën e fundit, pritet me padurim dita e hapjes (VIDEO)

Isa.Autor

Ish-sekretari Prodani: Panuçi po bën rinovime, i duhet kohë. Ja e vërteta me taksat e FSHF-së

Isa.Autor

La Liga konfirmon largimin e Iniestas nga Barcelona?

Sadik.Autor

Leave a Comment