Futboll Sport

ZYRTARE/ I dyti që i bashkohet Realit këtë merkato, kampionët e Europës konfirmojnë transferimin e talentit francez

Reali i Madridit ka zyrtarizuar transferimin e mesfushorit francez, Aurelin Tçuameni, i cili do të veshë fanellën e “Los Blancos” duke nisur nga sezoni i ardhshëm.

Lajmin e ka bërë me dije vetë klubi me anë të një postimi në rrjetet sociale, ku shkruan: “Reai i Madridit dhe Monako kanë rënë dakord për transferimin e Aurelin Tçuamenit, i cili do të jetë pjesë e klubit për gjashtë sezonet e ardhshme”.

Transferimi i talentit francez do t’i kushtojë Realit rreth 80 milionë euro, me Tçuamenin që shihet si e ardhmja e mesfushës madrilene.

22-vjeçari bëhet kështu i dytë i transferuar në radhët e Realit të Madridit këtë merkato, pas Antonio Rudigerit nga Çelsi.

Related posts

Ulreich tregon momentin e gafës së madhe dhe se çfarë i thanë shokët

Sadik.Autor

PARTIZANI-VLLAZNIA/ Pas një aksioni nga “Demat”, mesfushori Rrapaj ndëshkon “Shkodranët” (VIDEO)

Delo.autor

MBI SITUATËN KU NDODHEN KAMPIONËT E EUROPËS/ Legjenda Matthaus: Ky lojtar po i mungon Bayernit

Delo.autor

Leave a Comment