Futboll Sport

MARSELO QËNDRON NË LA LIGA? Ronaldo i ofron një mundësi mbrojtësit brazilian

Marselo i dha fund karrierës së tij me Realin e Madridit, teksa të hënën e kaluar shpalli dhe lamtumirën nga klubi. Ai la “Los Blancos” pas 16 vitesh dhe 25 trofesh të fituar dhe tani është vënë në kërkim të një klubi të ri.

marselo-nejmar-ronaldo

Mediat spanjolle bënë me dije se tri klube nga Emiratet e Bashkuara Arabe, Katari dhe Turqia i kanë ofruar një mundësi brazilianit. Por në orët e fundit po qarkullojnë zërat se Marselo mund ta vazhdojë karrierën e tij në Spanjë.

Ai mund të qëndrojë në La Liga, teksa Vajadolidi i ngjitur në këtë sezon në Primera ka shfaqur interes për të. Në këtë drejtim ka ndihmuar jo pak Ronaldo da Lima, i cili është dhe president i Vajadolidit. Ronaldo ka kontaktuar me Marselon, duke i bërë propozimin e tij. Tani fjalën e ka mbrojtësi i majtë.

Related posts

NUK NDALEN KAMPIONËT E ANGLISË/ Pas një asisti “MAGJIK nga De Bruyne, Gabriel Jesus “hipotekon” sfidën (VIDEO)

Delo.autor

NUK LUAJTËN NDAJ JUVENTUSIT PËR SHKAK TË RASTEVE ME COVID/ Napoli merr lajmin e shkëlqyer

Delo.autor

FORMULA 1/ Surprizë në provat zyrtare të Turqisë, piloti i ri merr “pole position”-in e parë në karrierë

Delo.autor

Leave a Comment