Futboll Sport

E BUJSHME/ Nuk ndihet i lumtur në Mançester, Kristiano Ronaldo mund të transferohet te skuadra e madhe europiane

Kristiano Ronaldo nuk ndihet i lumtur te Mançester Junajtid dhe emri i tij është folur prej disa ditësh për një largim të mundshëm nga “Djajtë e Kuq”.

Sipas asaj që raporton iberikja “AS”, ylli portugez mund të transferohet mund të transferohet te Bajerni i Mynihut, i cili shihet si zëvendësuesi ideal i Levandovskit, që është pranë kalimit te Barcelona.

Emri i Ronaldos u fol edhe për një rikthim të bujshëm te Juventusi, por e ardhmja e 37-vjeçarit luzitan është ende e paqartë.

Në sezonin që përfundoi, Kristiano Ronaldo u aktivizua gjithsej me fanellën e Mançesterr Junajtid në Premier Ligë në 30 ndeshje duke shënuar 18 gola dhe duke dhuruar gjithashtu edhe 3 asiste për shokët e skuadrës.

Related posts

PSG “dhëmbë për dhëmbë” me Liverpool, HYSAJ kërkon fitoren ndaj SERBËVE

Isa.Autor

Zbulohet ekrani, ja kush do e transmetojë në Shqipëri Kupën e Botës ‘Rusi 2018’

Q.Autor

Wenger: Ka ardhur koha që t’i kërkoj këshilla Gattusos

Q.Autor

Leave a Comment