Futboll

E papritur/ Buffon shokon : Ronaldo është “vrasës”

Buffon ka lavdëruar Ronaldon pak ditë para përballjes në çerekfinale të Ligës së Kampionëve.
Pothuajse një vit pas përballjes në finale të Ligës së Kampionëve, Juventusi dhe Real Madridi do t’i matin edhe njëherë forcat – kësaj radhe në çerekfinale të kësaj gare.

Para kësaj përballje ka folur kapiteni i “Zonjës së Vjetër”, Gianluigi Buffon, që e ka lavdëruar Cristiano Ronaldon duke e përshkruar si një “vrasës”.

“Me kohë ai ka mësuar se si ta përmirësojë vetën si sportist”, tha Buffon. “Me gjithë respektin se çfarë ka bërë në të kaluarën, ai teni si lojtar shpenzon më pak energji”.

“E admiroj shumë sepse është person pragmatik, i pastër në çdo gjë që bën dhe që thotë”, shtoi Buffon.

“Viteve të fundit ka treguar se është inteligjent, sepse e ka ndryshuar mënyrën e të luajturit. Është gjithashtu i shëndetshëm, çdo gjë që bën, e bën 100 % siç duhet dhe para portës ai është një vrasës”, theksoi mes tjerash Buffoni.

Related posts

Notat e lojtarëve: Girona 1-4 Real Madrid, veçohet paraqitja e Gareth Bale

Isa.Autor

I BEFASON TË GJITHË ME DEKLARATËN/ Ironia e Guardiolas: Që pas 6 titujve në një sezon me Barcelonën, kam…

Delo.autor

MBROJTËSI MUNGOI NË NDESHJEN NDAJ WATFORDIT/ Solskjaer sqaron: Menduam që ai të mos luante pas…

Delo.autor

Leave a Comment