Futboll Sport

JUNAJTID PRANË GODITJES NË MERKATO/ “Djajtë e Kuq” gjejnë akordin me ish-mesfushorin e Interit

Mançester Junajtid duket të jetë pranë një goditje në merkato, me “Djajtë e Kuq” që po avancojnë në bisedimet për transferimin e Kristian Eriksen.

ERIKSEN 1

Sipas raportimeve nga “Talk Sport”, danezi duket i bindur nga propozimi i Junajtid për një transferim në klub, me trajnerin Erik Ten Hag që duket se i ka premtuar futbollistit një rol kyç në mesfushë për sezonin e ardhshëm.

Detajet e kontratës që do të firmosë 30-vjeçari mbeten ende për t’u qartësuar me klubin që mendohet se i ka ofruar një marrëveshje 2-vjeçare me opsion edhe për një vit tjetër, gjë që e ka bindur Eriksen t’i thotë jo ish-teknikut të tij te Interi, Antonio Konte që e dëshironte te Totenhemi.

Related posts

Klopp i “trembet” sfidës me Arsenal: Çdo rival synon të na vërë stërkëmbëshin

Delo.autor

NUK MBAN HAPIN E BAYERN MUNICH/ Dortmund moshtet nga Leipzig me përmbysje

Delo.autor

LUFTË E MADHE PËR TITULL NË SUEDI/ Ekipi i mesfushorit shqiptar fiton kampionatin në ndeshjen e fundit

Delo.autor

Leave a Comment