Futboll

Flet talenti që refuzoi Shqipërinë: Nuk jam shqiptar, jam shqiptar i Kosovës. Aty kam më shumë…

Idriz Voca është në nga talentet që ka zgjedhur të luajë për përfaqësuesen kosovare. Lojtari i Luzernës është ftuar nga trajneri i ri i Kosovës për miqësoret e marsit.

Në një intervistë pak ditë më parë në mediat zvicerane, ai është munduar të justifikojë se pse ka zgjedhur Kosovën dhe jo Shqipërinë.

“Unë dua të luaj për vendlindjen time. Kjo është çështje zemre. Kjo është një ëndërr që bëhet realitet. Te Kosova kam më shumë mundësi që të bie në sy. Në Zvicër ka shumë lojtarë të rinj të talentuar të cilët janë para meje”.

Voca është ndjekur më parë edhe nga FSHF-ja, por për arsyet që ai përmendi më lart zgjodhi që të përfaqësojë Kosovën.

“Unë thjesht bëra stërvitje me Shqipërinë, asgjë më shumë. Unë nuk jam shqiptar, jam shqiptar i Kosovës. Ndaj për mua zgjedhja ishte e qartë”, tha Voca.

 

 

Related posts

ITALIA RISHKRUAN HISTORINË/ 30 ndeshje pa humbje, barazohet rekordi pas 82 vitesh

Delo.autor

NDIZET DUELI/ Guardiola thumbon SALAH: Nuk mund të krahasohet kurrë me AGUERON sepse…

Isa.Autor

DHUNA NDAJ GJYGTARIT/ Kreu i shoqatës “plas” bombën: Jeta e arbitrave në rrezik, kërkojmë me…

Delo.autor

Leave a Comment