Futboll Kategoria Superiore Sport

PAS DISFATËS NDAJ PARTIZANIT/ Trajneri Troisi: Luajtëm kundër një ekipi shumë të madh dhe…

Flamurtari u mposht nga Partizani me rezultatin 2-0. Pavarësisht humbjes, vlonjatët bënë një paraqitje dinjitoze. Trajneri i Flamurtarit, Marçelo Troisi, foli në lidhje me situatën aktuale të skuadrës duke u shprehur:

“Ishte përballje e vështirë, sepse gjatë javës kemi punuar me një formacion. Një ditë para ndeshjes, duhet të ndryshoja formacionin sepse nuk mund të aktivizoja disa lojtarë. Luajtëm kundër një ekipi shumë të madh dhe luftuam deri në fund.

Më duhet të improvizoja te disa lojtarë që nuk luajnë në ato pozicione, duke përdorur disa lojtarë të të rinvje. U mundova të bëja diçka ndryshe. Pavarësisht vështirësive, jemi në kërkim të ndonjë talenti të ri, i cili mund të aktivizohet me ekipin e parë.

Penalltia? Imazhet janë të qarta, nuk jam këtu për të folur keq për arbitrat. Më duket e çuditshme për atë çka pashë. Janë 3 ekipe që nuk iu shkojnë punët mirë për shkak të arbitrave. Të gjithë gabojnë, por duhet ta pranojmë që po gabohet shumë. Mua më duhet të motivoj çunat. Kemi ndeshjen e Kupës të mërkurën. Çunat duhet t’i shikojnë këto pamjet dhe të kuptojnë që nuk humbëm.

Objektivat? Flamurtari është një ekip me emër të madh. Çdo trajner do të ishte i nderuar të punonte te Flamurtari, pavarësisht situatës ku ndodhemi. E dija situatën kur erdha. Presidenti më garantoi qëndrim afatagjat që mund të bëjmë diçka të mirë në të ardhme.

Related posts

EURO 2020/ Zvicra dhuron spektakël, futbollisti i Milanit shënon super gol. Ja “MAGJIA” (VIDEO)

Delo.autor

COVID-19/ Australia nuk do “Djokovic të tjerë”, yjet e Formula 1 paralajmërohen që tani se duhet të vaksinohen

Delo.autor

Renditja e UEFA-s për klube, Reali në krye. Milani në pikiatë

Sadik.Autor

Leave a Comment