Futboll Sport

VENDOSET GJITHÇKA/ Haland te Mançester Siti do të mbajë veshur fanellën me numrin… (FOTO)

Tani është zyrtare, Erling Haland te Mançester Siti do të mbajë veshur fanellën me numrin 9.

HALAND 1

Sulmuesi norvegjez do të ketë numrin tipik “9” të qendërsulmuesit, numër që e la Gabriel Zhezus, i cili u transferua te Arsenali në këtë sesion të merkatos verore.

Këtë detaj e ka zbuluar vetë klubi nga Mançesteri me anë të një postimi në profilin e saj të rrjetit social “Twitter” ku sulmuesi 21-vjeçar shihet duke pozuar me fanellën me numrin 9.

 

 

Në sezonin që përfundoi me fanellën e Borusias së Dortmundit në Bundesligë, Erling Haland u aktivizua gjithsej në 24 ndeshje duke shënuar 22 gola dhe duke dhuruar gjithashtu edhe 7 asiste për shokët e skuadrës.

Related posts

Pochettino nuk e grumbullon ndaj Juve-s yllin e Tottenham: Nuk dua t’i shkatërroj karrierën

Q.Autor

TALENTI ARGJENTINAS/ Barcelona gati të ofrojë 110 milionë euro

Isa.Autor

FESTON 60-VJETORIN DHE ZBULON/ Collina: Isha tifoz me dy ekipe, por njërin e hodha nga kategoria!

Delo.autor

Leave a Comment