Futboll Sport

MERR FUND DILEMA/ Rei Manaj firmos në Angli, shans i artë për sulmuesin shqiptar

Merr fund dilema. Rei Manaj do të firmosë për Watford, në Championship. Gazetari Achraf Ben Ayad njofton në Twitter se sulmuesi shqiptar ka firmosur tashmë për klubin britanik.

Manaj luajti në sezonin e fundit për Spezian, por skuadra italiane nuk pranoi të shfrytëzonte të drejtën e blerjes së kartonit të lojtarit. Ai u kthye te Barcelona, por duke parë që në ekipin katalanas është e pamundur të gjenden hapësira për një futbollist të një kalibri të tillë, u vendos që të sistemohej diku tjetër.

Watford është një shans i artë për Manajn për të treguar cilësinë e tij. Për të, kjo do jetë hera e parë që do luajë në Angli, pasi më parë ka provuar kampionate si ai italian apo spanjoll.

Related posts

NË LISTË SHTOHET NJË TJETËR EMËR I MADH/ Trajneri i ri i Kombëtares pritet të jetë…

Delo.autor

E BUJSHME/ Nga 28 milionë eurot e Pique te 12 milionë e Dembele, zbulohen më të pasurit e Barcelona-s

Delo.autor

Pas një skemë perfekte, Goretzka ndëshkon ndaj bjellorusëve, ja goli (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment