Futboll Sport

FRIKË PAS KËRCËNIMEVE ME VDEKJE/ Levandovski udhëtoi pa gruan dhe vajzat drejt Gjermanisë

Robert Levandovski ka udhëtuar dje drejt Mynihut që të bindë përsonalisht drejtuesit e Bajernit që ta lejojnë që të largohet gjatë merkatos së verës, me dëshirën e tij të qartë për t’iu bashkuar Barcelonës. Por ajo që ra në sy te të gjithë ishte se në këtë udhëtim ai ishte i vetëm, pasi me të nuk kishte udhëtuar si zakonisht familja.

Levandovski zbarkoi në Mynih pa bashkëshorten Ana dhe vajzat Klara dhe Laura. Sipas mediave polake, kjo ka ardhur nga fakti se në familjen e sulmuesit polak janë tronditur nga reagiemt në rrjetet sociale të tifozëve të Bajernit, disa prej të cilëve e kanë tepruar me kërcënimet.

Raportohet se familja e lojtarit ka marrë kërcënime me vdekje që kur ai shprehu publikisht dëshirën që të largohej nga Bajerni. Një situatë e paprecedent e cila ka shtyrë sulmuesin që për momentin të mos udhëtojë me familjen drejt Gjermanisë për të biseduar me klubin. Ndërkohë, persona afër tij kanë përgënjeshtruar idenë se Levandovski do të refuzojë të stërvitet nëse nuk lejohet transferimi i tij nga Bajerni.

Related posts

ËSHTË DJALI I LEGJENDËS SË FORMULA 1/ Mick Schumacher shpalos planet e të ardhmes: Ja çfarë synoj vitin tjetër

Delo.autor

ANALIZA/ Bashkëpunimi Ramos-Real Madrid, 50 arsyet pse kapiteni duhet të rinovojë

Delo.autor

HAALAND APO KYLIAN MBAPPE/ Kush e fiton “eliksirin” e Championsit ? (KRAHASIMI ME SHIFRA)

Delo.autor

Leave a Comment