Futboll Sport

KOULIBALY SJELL MILIONA/ Napoli me strategji të qartë, 50 mln euro për Brojën e Deulofeu

Shitja e Koulibaly te Chelsea sjell në arkat e Napolit 51 milionë euro, 40 nga shitja e kartonit dhe 11 të tjera të kursyer nga paga. Kjo shitje e mbrojtësit ndez dritën jeshile për të operuar në merkaton në hyrje. Napoli ka projektuar një strategji të qartë për këtë merkato vere, do synojnë lojtarë të rinj dhe të talentuar. Kur bëhet fjalë për këtë, emri i Armando Brojës mbetet fiks në listën e dëshirave.

Sipas Il Mattino: Napoli ka vendosur që shumën e përfituar nga shitja e Koulibaly ta investojë për të afruar në skuadër Armando Brojën dhe Deulofeun. Në lidhje me sulmuesin kuqezi, Broja është bashkuar së fundmi me Chelsea në SHBA aty ku blutë po zhvillojnë fazën përgatitore. Këtë periudhë trajneri Tuchel do shoh nga pranë yllin kuqezi për të marrë më pas një vendim final.

Sterling
Afrimi i Sterling, apo dëshira për të blerë edhe Lewandowskin, plus Timo Werner e Havertz në skuadër, ngushtojnë gjithnjë e më shumë hapësirat për Brojën.

Related posts

Liverpool thellon rezultatin, autogoli i vitit në Premier League shënohet nga Steve Cook (VIDEO)

Isa.Autor

Mediat britanike: Sanchez i izoluar, ha i vetëm dhe do të dështojë si Di Maria në United

Sadik.Autor

JUVENTUS TRIUMFON ME “POKER”/ Buffon bëhet i përjetshëm, Ronaldo thyen rekord

Delo.autor

Leave a Comment