Futboll Sport

MURINJO I SHPALL LUFTË INTERIT/ Roma gati t’i “rrëmbejë” zikaltërve objektivin kryesor të merkatos

Roma dhe Zhoze Murinjo duket se e kanë piketuar objektivin e radhës në merkato i cili pritet të jetë Paolo Dibala.

dibala

Sipas raportimeve nga “Corriere dello Sport” në ditën e sotme drejtori sportiv i klubit Tiago Pinto do të udhëtojë drejt Torinos për të biseduar me agjentin e lojtarit dhe për t’i bërë atij një propozim zyrtar për një kontratë 4-vjeçare kushtet e të cilës mbeten ende për t’u qartësuar.

Dibala vazhdon  t’i jap prioritet transferimit te Interi, por situata me shitjet te zikaltërit ka lënë pezull kontaktet mes palëve, me Romën e Murinjos që është gati të përfitojë nga situata dhe t’i “rrëmbejë’ Interit yllin argjentinas.

Related posts

CHAMPIONS/ Barcelona “shëtit” në Torino, Dembele-Messi protagonistë. Morata vendos rekord historik

Delo.autor

Skënderbeu kërkon 600 mijë euro për Gavazajn, por po ngec

Sadik.Autor

CHAMPIONS CUP/ Juventusi fiton me penallti ndaj yjeve të MLS (VIDEO)

Isa.Autor

Leave a Comment