Futboll Seria A Sport

E BUJSHME/ Cristiano Ronaldo drejt rikthimit në Serinë A, yllin portugez e ndjek me interes…

Kristiano Ronaldo mund të rikthehet sërish në Itali!

Sipas asaj që raporton “SportMediaset”, Napoli është skuadra që mund të rikthejë sërish në Serinë A, 5 herë fituesin e “Topit të Artë” pas aventurës që ka pasur me Juventusin.

Media italiane njofton se Bajerni i Mynihut është futur seriozisht në garë për sulmuesin e të kaltërve, Viktor Ozimhen dhe në rast largimi të nigerianit, napoletanët do të hidhen në sulm për Ronaldon për të bërë goditjen e bujshme në merkato.

37-vjeçari nuk ndihet i lumtur në Mançester dhe e ka shprehur prej kohësh që dëshiron të ndërrojë ambjent.

Në sezonin e kaluar me fanellën e “Djajve të Kuq”, Kristiano Ronaldo u aktivizua gjithsej në Premier Ligë në 30 ndeshje, ku arriti të shënonte 18 gola dhe të dhuronte gjithashtu 3 asiste për shokët e skuadrës.

Related posts

“DY HERË ISHA PRANË INTER, TANI NDODHI”/ Mbrojtësi Kolarov: Conte më bindi, por pres gol ndaj…

Delo.autor

FIORENTINA-INTER/ “Zikaltërit” dyfishon epërsinë, shënon Perisic

Delo.autor

Miroslav Klose “karikon” Gjermaninë: “Ne luajmë më mirë nën presion”

Isa.Autor

Leave a Comment