Futboll Shqipëri Sport

E BUJSHME/ Mbrojtësi shqiptar fut në sherr dy klubet italiane, Atalanta dhe Torino e duan

Mërgim Vojvoda dukej shumë afër skuadrës së Atalantës, por nuk ka ndodhur kështu. Klubi italian dhe Standart Liege nuk kanë gjetur gjuhën e përbashkët mes tyre dhe mbrojtësi mbetet ende në pritje.

Dita e sotme është shumë e rëndësishme për futbollistin e përfaqësueses së Kosovës sepse në garë për shërbimet e tij është futur dhe Torino. Atalanta nuk po arrin te lojtari, prandaj torinezët po mundohen të futen skiç për të rrëmbyer futbollistin.

Gianluca Di Marzio shkruan se Torino ka nisur kontaktet me Standart Liege dhe hendeku mes ofertë-kërkesës nuk është shumë i madh. Bëhet fjalë për një shifër prej 1.5 milion eurosh. Atalanta nga krahu tjetër nuk po qëndron duarkryq, sepse ka rinisur bisedimet me belgët.

Related posts

Befason Behari: Humbëm ndeshjen, por jo shanset për Evropën

Sadik.Autor

BALOTELLI BËN “SPEKTAKËL”/ Shënon GOLIN dhe poston në… Instagram! (VIDEO)

Delo.autor

E DUAN NË “OLD TRAFFORD/ Ja kë do të sakrifikojë Man United për të marrë Maguire

Isa.Autor

Leave a Comment