Futboll Sport

ÇELSI KTHEHET NË LONDËR/ Vjen momenti i të vërtetës për Armando Brojën

Kjo javë pritet të jetë vendimtare për të ardhmen e Armando Brojës. Sulmuesi i përfaqësueses shqiptare do të zhvillojë bisedimet në të cilat do të vendoset përfundimisht nëse ai do të mbetet pjesë e Çelsit, apo nëse do të transferohet në një ekip tjetër.

Djaloshi mori kërkesa të shumta gjatë kësaj vere por trajneri Tomas Tuhel i ka kërkuar që të mos ngutet, pasi dëshiron që ta ketë pjesë të ekipit të tij. Situata është paksa e komplikuar për shkak të mungesës së largimeve të lojtarëve si Batshuai e Verner që kanë prioritet për momentin për klubin, pasi nuk dëshiron t’u ulë verën. Por kjo pritej ka bërë edhe që Broja të humbasë mundësi të mira, siç ishte ajo e Uest Hem, skuadër e cila në fund zgjodhi italianin Skamaka në vend të shqiptarit.

Mediat angleze kanë raportuar se tërheqja e Uest Hem i ka hapur rrugë Everton dhe Njukasëll, të cilat do të bëjnë ofertat e tyre zyrtare për futbollistin. Por gjithçka do të përcaktohet me saktësi gjatë kësaj jave, kur Broja të takohet në zyrat e klubit me trajnerin Tuhel dhe me drejtues të tjerë të londinezëve.

Çelsi mbylli turneun në SHBA dhe është kthyer sot në Angli, teksa mediat britanike raportojnë se një nga prioritetet e fillimit të javës së përgatitjeve në Londër, do të jetë pikërisht biseda me sulmuesin shqiptar për t’i dhënë fund një telenovele të mirëfilltë që e ka mbajtur peng.

Related posts

THJESHT PERFEKT/ Laçi leksion Craiova dhe klubeve shqiptare, model frymëzimi dhe menaxhim fantastik

Delo.autor

Pique: Gjithçka është e hapur, të mësojmë nga ndeshja me PSG

Delo.autor

TITULLI KAMPION NË SERIE A/ Për kuotuesit e basteve Juventus është rikthyer. Ja favoritet për fitimin e trofeut…

Delo.autor

Leave a Comment