Futboll Sport

REVOLUCION NË MESFUSHË/ Juventusi kërkon të rikthejë në Torino lojtarin e Barcelonës

Pas largimit të Ramsit me konsensus, Juventusi kërkon që të ndërprejë marrëdhëniet edhe me Artur, i cili ndiqet nga Valencia e Ivan Xhenaro Gatuzos.

PJANIC

Sipas asaj që raporton e përditshmja sportive italiane “TuttoSport” klubi bardhezi ka filluar të shqyrtojë mundësinë e rikthimit në Torino të Miralem Pjaniç, i cili aktualisht është në pronësinë e Barcelonës.

Boshnjaku, te Barcelona nuk shihet në planet e trajnerit Ksavi dhe ekziston mundësia e një kalimi me formulën e huazimit te “Zonja e Vjetër” aty ku fitoi edhe 4 tituj kampioni në Itali.

 

 

32-vjeçari sezonin e kaluar ishte i huazuar te Beshiktashi ku në kampionatin turk u aktivizua gjithsej në 20 ndeshje duke mos realizuar asnjë gol dhe duke mos dhuruar dot asnjë asist.

Related posts

SFIDA GJYSMËFINALE NDAJ ITALISË/ Luis Enrique: Këshilla për Moratën? Njihet mirë me dyshen Bonuchi-Chiellini dhe…

Delo.autor

NDODH NË SPANJË/ Real Madrid kërkon të huazojë stadiumin e rivalëve të përjetshëm

Delo.autor

INTER-MILAN/ Ja formacionet e mundshme, Higuain mund të futet në histori

Isa.Autor

Leave a Comment