Futboll Sport

E BUJSHME/ Në “radarët” e ekipeve të mëdha, Reali i Madridit nis kontaktet me Çelsin për Armando Brojën

Armando Broja ka spikatur me paraqitjet e tij duke bërë që skuadrat e mëdha europiane të jenë në ndjekje të 20-vjeçarit shqiptar.

broja

Pas lajmit të bujshëm të ditës së djeshme ku gazeta e madhe spanjolle “AS” kishte në faqen e parë Armando Brojën, i cili ishte rreshtuar mes të gjithë objektivave të skuadrës “merengues”.

Sipas asaj që raporton, “Evening Standard” thuhet se Reali i Madridit ka nisur kontaktet e para me Çelsin për të kërkuar informacion më të detajuar për sulmuesin e Kombëtares shqiptare.

 

 

Gjithsesi sipas mediave në ishull thuhet se blutë e Londrës po mendojnë seriozisht mundësinë e mbajtjes në ekip të Brojës dhe për t’i dhënë një mundësi.

Paraqitjet sezonin e kaluar të 20-vjeçarit shqiptar me fanellën e Sauthemptonit nuk kanë kaluar pa u vënë re nga skuadrat e mëdha një ndër ta edhe Reali i Madridit.

Related posts

Seria A, pa VAR Juventus do të ishte në arratisje

Q.Autor

MATTHIJS DE LIGT U ZYRTARIZUA TEK JUVENTUS/ De Jong i zhgënjyer: E doja në “Camp Nou”…

Delo.autor

Shtutgarti nuk ndalet në merkato/ Klubi gjerman siguron 2 blerje në një ditë

Isa.Autor

Leave a Comment