Futboll Sport

DALIN PAMJET/ Çiklisti fluturon te tifozët në pistën e Birminghamit, disa të plagosur

E frikshme në pistën e garave në Birmingham.

Disa njerëz u plagosën në një aksident gjatë një gare çiklizmi në pistën e Lojërave të Komonuelthit në Birmingham të dielën, ku konkurrentin britanik Matt Walls, i cili u katapultua në tribuna. Kampioni olimpik u trajtua nga personeli mjekësor për më shumë se 40 minuta, përpara se të merrej me ambulancë. Po ashtu spektatorë u plagosën nga biçikleta dhe vetë çiklisti.

“Matt është i vetëdijshëm dhe flet, siç ishte pas aksidentit dhe po trajtohet në spital”,- tha skuadra angleze në një postim në Twitter. 24-vjeçari po përpiqej të shmangte çiklistë të tjerë, që ranë përpara tij në pistë gjatë kualifikimeve, por ai kapi timonin e një biçiklete tjetër dhe fluturoi në tribuna.

Dëshmitarët thanë se një person u trajtua për një prerje në krah dhe një vajzë për lëndime të paspecifikuara. Gara u pezullua pas aksidentit, në të cilin u përfshinë gjithsej tetë çiklistë dhe publikut iu desh të largohej nga velodromi, duke pezulluar më pas të gjithë aktivitetin për ditën. Një tjetër çiklist britanik, Matt Bostock , i prekur gjithashtu në aksident, u dërgua në spital me lëndime në kokë dhe shpatull. Kanadezi Mathias Guillemette u skualifikua për shkak të aksidentit të parë.

Related posts

Vlerëson kuqezinjtë, ish-kapiteni Lala pret festë shqiptare

Sadik.Autor

NIS PUNA PËR MERKATON TEK PARTIZANI/ Të kuqtë synojnë dy goditjet e bujshme. Ja prapaskenat

Delo.autor

DEL PIERO kujton “Bernabeun”: Ishte një moment i paharrueshëm, falënderoj TIFOZËT e…

Isa.Autor

Leave a Comment