Futboll Sport

LEGJENDA GJERMANE “LAJTHIT”/ Kritikon ashpër blerjet e Bajernit: Mane dhe De Ligt nuk janë lojtarë të klasit botëror

“Me gjithë respektin e duhur për Sadio Manenë dhe Matajs de Ligtin – të dy nuk janë lojtarë të klasit botëror për mua”, shkruan Rumenige për dy transferimet e Bajernit në rubrikën e tij në “Sportbuzzer”.

rumenige

“Mane me siguri do t’i shënojë golat e tij në Bundesligë, por në moshën 30- vjeçare nuk e shoh atë në nivelin absolut. Po të ishte ndryshe, Jyrgen Klop me siguri do të kishte luftuar më shumë për ta mbajtur sulmuesin te Liverpuli”. Majkëll Rumenige është shumë i drejtpërdrejtë.

Ish-lojtari i Bajernit dhe Dortmundit (ish-vëllai i legjendës së klubit dhe ish-shefit të bordit, Karl-Hainc Rumenige) ka një tjetër qëndrim për merkaton e deritanishme të 10 herë kampionëve të fundit të Gjermanisë.

 

 

de ligt mane

Pas largimit të Manesë, vetë Klop tha në një intervistë për “Leipziger Volkszeitung” se kalimi te Bajerni mund të ishte ndalur.

“Por Mane dëshironte patjetër të bënte diçka të re. Ne e kemi përmbushur këtë kërkesë në shenjë mirënjohjeje për 6 vitet e tij këtu”, theksoi atëherë trajneri gjerman.

Rumenige nuk është i vetëm në kritikat e tij për transferimin e sulmuesit senegalez. Eksperti i “Dazn” dhe ish-sulmuesi i Bajernit, Sandro Vagner, gjithashtu dyshon për transferimin e 30-vjeçarit: “Mane është një emër i madh, një lojtar i madh për Bundesligën. Por Bajerni nuk kishte vërtet nevojë për pozicionet e driblimit. Ai ka kuptim si transferim nëse skuadra do të ndryshojë sistemin sepse nuk ka më një sulmues të vetëm”.

Related posts

I BEFASON TË GJITHË/ Onana lë me “gisht në gojë” Interin: Ky klub është zgjedhja ime e parë

Delo.autor

“ËNDRRA IME ËSHTË TË…”/ Mbappe largon Real Madrid, shprehet zyrtarisht mbi dëshirën më të madhe

Delo.autor

ZBULOHET PRAPASKENA/ Portieri Donnarumma do të nënshkruaj me PSG-në, por do të luaj në Serinë A

Delo.autor

Leave a Comment