Futboll Seria A Sport

TJETËR PARAQITJE MADHËSHTORE E MILANIT/ Pioli: Sezoni ynë nisi në janar, Ibrën nuk e paguaj unë…

Stefano Pioli më lider se kurrë dhe Milani e milanistët duhet t’i kërkojnë falje, teksa për më shumë se dy muaj e përndoqën me hijen e shkarkimit. Trajneri dhe skuadra e tij dje ofruan një tjetër paraqitje madhështore në transfertë me Sampdorian, duke fituar 4-1 dhe sigurisht që kreu i pankinës kuqezi nuk kishte se si të mos ishte i lumtur.

NDESHJA – “Po bëjmë paraqitje me nivel të lartë, megjithatë ndaj Sampit duhet t’i kishim mbyllur diskutimet edhe më herët. Jam shumë i kënaqur, megjithatë nevojitet të shtrëngojmë dhëmbët edhe për 90 minuta. Të shtunën do të japim gjithçka për ta mbyllur sa më bukur kampionatin”.

PENGJE – “Sezoni ynë nisi në janar dhe arsyet tashmë i njohim. Ka qenë një periudhë e gjatë, por pas çdo ndeshjeje e kemi rritur nivelin tonë. Këto vlera na nevojiten edhe për sezonin e ardhshëm, pasi për sa i përket cilësisë, ajo nuk është në diskutim”.

IBRA – “Zlatan ka bërë gjithçka që kur ka ardhur dhe e ka bërë me cilësinë më të lartë. Ai është një pikë referimi për manovrën tonë sulmuese dhe për mënyrën se si i drejton shokët. Problemi ynë ishte finalizimi, por Ibra na ka dhënë shumë edhe në këtë aspekt”.

OBJEKTIVAT – “Rëndësi ka të ruajmë ritmin duke menduar vetëm për vete. LLogaritë do t’i bëjmë në fund, edhe pse dihet që për suksesin tonë nevojitet që të tjerët të ndalen. Tashmë e them me bindje se jemi një skuadër, sepse rezultatet i kemi marrë edhe kundër ekipeve të mëdha”.

REBIÇ – “Anten e hoqa sepse ishte nervoz, por edhe sepse për shkak të kartonit do të mungojë ndaj Kaljarit ndaj më duhet të provoja disa lëvizje. Pastaj, nëse ai ndëshkohej përsëri, rrezikonim të mbeteshim me një lojtar më pak e nuk kisha përse cenoja rezultatin”.ibra

SEZONI I RI – “Nuk mund të bëj plane që tani. Do të ishte bukur të kualifikoheshim direkt në Ligën e Europës për shkaqe të ditura fizike, megjithatë, siç thashë, llogaritë bëhen të dielën. Djemtë do të kenë tri javë leje përpara se të grumbullohemi përsëri dhe me nisjen e sezonit, na presin 6 ndeshje në 24 ditë. Do të jetë e lodhshme, por djemtë e mi janë të rinj dhe janë gati me mentalitetin e duhur. Ju siguroj se nuk do të bëjmë dallime për kompeticionet ku do të marrim pjesë”.

MERKATO – “Klubi po punon për rritjen e skuadrës e për të ruajtur vazhdimësinë e saj. Nuk mendoj se na duhen shumë ndërhyrje në merkato dhe çdo situatë do të përballohet me cilësinë e duhur”.

RINOVIMI I IBRËS – “Ka qenë vendimtar për ekipin dhe po tregon se sa vlen. Në aspektin teknik janë të gjitha kushtet për të vazhduar së bashku, teksa në anën financiare unë nuk kam se çfarë të bëj. Ibra thotë se ndihet mirë dhe puna e tij e bën të besueshëm…”.

 

Related posts

ËSHTË GOLASHËNUESI I TRETË MË I MIRË TEK MILAN/ Mesfushori Castillejo: Po shënoj më shumë falë…

Delo.autor

FIFA shpall kandidaturat për Kupën e Botës 2026

Sadik.Autor

Largimi i mundshëm i Contes nga Chelsea, shfaqet emri i Allegrit si zëvendësues

Q.Autor

Leave a Comment