Futboll Sport

ZYRTARIZIMI VETËM ÇËSHTJE ORËSH/ Juventusi pranë goditjes së radhës në merkato

Filip Kostiç pritet të jetë goditja e radhës e merkatos së Juventusit. Anësori i majtë i Eintrahtit të Frankfuriit është prej kohësh në shënjestrën e bardhezinjve, të cilët tashmë kanë gjetur edhe akordin me klubin gjerman, me të cilin priten të vendosen vetëm bonuset.

KOSTIC

12 milionë euro plus 3 në formë bonusesh ka qenë oferta e torinezëve që ka një diferencë prej 3-4 milionë eurosh me kërkesën e Frankfurtit.

Gjithsesi, nga kontaktet e ditës së djeshme filtron optimizëm dhe gjithë operacioni mund të mbyllet sot, pasi drejtuesit bardhezinjë duan t’ia kompletojnë organikën Alegrit sa më shpejt të jetë e mundur.

 

 

27-vjeçari e ka lajmëruar gjithë ambientin gjerman për lamtumirën, ndërkohë që ngelet për t’u parë nëse Kostiç do të jetë ende pjesë e skuadrës që do të përballet nesër me Real Madridin në finalen e Superkupës së Europës.

Related posts

LIVE/ Skënderbeu-Tirana: Zhbllokohet supersfida, bardheblutë në avantazh (VIDEO)

Isa.Autor

Klinsmann: Milano duhet të rikthehet si kryeqytet i futbollit

Q.Autor

E BUJSHME/ Babai i Neymar i përgjigjet PSG-së, ja arsyeja e mungesës në stërvitje…

Delo.autor

Leave a Comment