Futboll Sport

PËRSËRITET RASTI TE BARCELONA/ Sulmuesi i katalanasve dhunohet dhe grabitet nga katër persona të armatosur

Futbollistët e Barcelonës duket se nuk po kalojnë një periudhë të mirë me jetën në qytet dhe rrezikun e grabitjes ku pas rastit të ditëve më parë me Robert Levandovskin, radhën e ka pasur një tjetër sulmues i katalanasve që është Pier Emerik Aubamejang.

aubamejang

Sipas raportimeve nga “The Sun”, 33-vjeçari është dhunuar dhe grabitur nga katër persona të armatosur të cilët kishin hyrë më forcë në shtëpinë e tij dhe kishin detyruar nëpërmjet goditjeve sulmuesin të hapte kasafortën e shtëpisë.

Ata kanë marrë një sasi të konsiderueshme bizhuterish dhe parash që dispononte futbollisti dhe më pas janë kapur nga kamerat e sigurisë duke u larguar me një automjet të tipit Audi A3.

Related posts

ELOZHE BROJËS/ Ish bomberi i Anglisë dhe Sauthemptonit: Është një sulmues brutal

Delo.autor

NGA CANA TEK ILDA BEJLERI/ Mesazhi i personazheve të famshëm: Këtë Ramazan do lutem nga shtëpia, mund të shpëtosh jetë (VIDEO)

Delo.autor

Skënderbeu-Laçi, biletat e finales së Kupës së Shqipërisë dalin në shitje

Sadik.Autor

Leave a Comment