Futboll Sport

E KRYER/ Monza e Berluskonit dhe e Galianit nuk ndalet në merkato, arrijnë akordin me lojtarin e Juventusit

Mesfushori i talentuar i Juventusit, Nikolo Rovela pritet të jetë futbollisti i ri i Monzës.

20-vjeçari italian, i cili ka debutuar me “Zonjën e Vjetër” në këtë sezon ka arritur akordin me ekipin e Silvio Berluskonit dhe Adriano Galianit me një huazim të thjeshtë 1-vjeçar, për të pasur sa më shumë minuta në këmbë.

Italiani do të zbarkojë te klubi nga Lombardia pasditen e sotme, aty ku do të kryejë vizitat mjekësore dhe do të hedhë firmën në kontratën me klubin e tij të ri.

Nikolo Rovela, aktualisht gjatë këtij sezoni me fanellën e Juventusit në Serinë A është aktivizuar në 3 ndeshje, të gjitha këto si zëvendësues.

Më parë, 20-vjeçari ka mbajtur veshur gjithashtu edhe fanellën e Xhenoas në Serinë A.

Related posts

“E KEMI STUDIUAR PARTIZANIN”/ Kapiteni Stoker: Dimë dy ose tri gjëra për ta, duhet të…

Delo.autor

CHAMPIONS LEAGUE/ Real Madrid-Liverpool, finalja e Kievit premton spektakël. Formacionet zyrtare

Sadik.Autor

Nis revolucioni, Tiranës i largohet ylli i merkatos së janarit

Sadik.Autor

Leave a Comment