Futboll Sport

“VAJTOJ PËR KËTË HUMBJE”/ Ronaldo prek me postimin e tij për Mbretëreshën Elizabeth

Futbollisti Kristiano Ronaldo, i cili luan për klubin anglez Mançester Junajtid, ka reaguar për ndarjen nga jeta të Mbretëreshës Elizabetë II.

Sulmuesi portugez ka bërë një postim në llogarinë e tij zyrtare në Instagram, ku krahas një fotoje të Mbretëreshës Elizabtë II, shkruan se e ka ndjerë dashurinë madhe të britanikëve për të gjatë këtyre viteve që ka luajtur në Premier Leauge. Më tej ai shton se është i pikëlluar për këtë humbje duke ngushëlluar familjen mbretërore.

“Shtatë vite të karrierës sime u luajtën në Premier League, duke e bërë këtë sezonin tim të tetë që jetoj në Angli. Gjatë gjithë këtyre viteve, kam ndjerë dashurinë e përjetshme të MB-së për Mbretëreshën e tyre dhe sa e rëndësishme ishte dhe do të jetë përgjithmonë Madhëria e Saj për popullin britanik. I kushtoj nderimin tim kujtimit të saj dhe vajtoj këtë humbje të pazëvendësueshme me vendin që kam mësuar ta quaj shtëpi. Mendimet dhe lutjet e mia janë me familjen mbretërore”– shkruan Kristiano Ronaldo.

 

 

Related posts

Raiola dëshiron ta largojë Donnarumman nga Milani, ndërsa Reali, PSG dhe Juve kërkojnë shërbimet e tij

Q.Autor

JO VETËM SHKËMBIM NË MESFUSHË/ Barça dhe Inter mendojnë edhe për sulmin

F.autor

LËSHON DEKLARATËN E BUJSHME/ Tommaso Labate: Nuk e di se kur, por Conte do të kthehet tek…

Delo.autor

Leave a Comment