Futboll Sport

ARMANDO BROJA RIVJEN I URITUR/ Kombëtarja shqiptare me sytë nga ylli i Chelseas

Armando Broja nuk është aktivizuar shumë me Chelsean, por sa herë që është thirrur në apel, ka dhënë shkëndijat e tija. Vetëm goli i ka munguar sulmuesit shqiptar, që do ta kishte çliruar edhe më shumë në lojën e Bluve, pse jo, për të fituar edhe një vend në formacionin stabël.

Muaji gusht ishte shumë i nxehtë për të, për shkak se emri i tij ishte gjatë gjithë kohës në merkato, por me mbylljen e saj dhe me zgjatjen e kontratës, Broja duket i fokusuar totalisht në fushën e lojës. Dhe tani vjen grumbullimi me Kombëtaren.

Shtatlarti kuqezi vjen i uritur për të shënuar, në një kohë që Shqipëria ka nevojë më shumë se kurrë për kontributin e tij, në dy sfida vendimtare, atë me Izraelin dhe Islandën.

Broja ka treguar se edhe i vetëm mund të zgjidhë ndeshjet, mjaftojnë dy ndeshjet kundër Hungarisë për të parë sa vendimtar është për grupin kuqezi. Njëkohësisht, një paraqitje e mirë, e shoqëruar me gola, do të ndikonte edhe për trajnerin e ri Potter te Chelsea, për ta nisur titullar, pse jo për të shënuar edhe me blutë.

Related posts

SPECIALE/ Botërori 1982: Shkëlqen Brazili, por Paolo Rosi i jep trofeun Italisë (FOTO)

Isa.Autor

ANALIZA/ Si kanë ndryshuar ekipet favorite për Championsin

Delo.autor

RIKTHEHET TEK FITORJA/ Chelsea mposht Leeds me përmbysje në frymën e fundit dhe mban hapin me liderët

Delo.autor

Leave a Comment