Futboll Sport

MË NË FUND NJË LAJM I MIRË PËR JUVENTUSIN/ Tre lojtarë priten të rikuperohen për sfidën e ardhshme

Për Masimiliano Alegrin ndoshta ka ende shpresë, duke parë lajmet e ardhura dje nga infermieria. Teksa Juventusi ka dalë i përgjysmuar në stërvitje, si rrjedhojë e mungesave të lojtarëve të kombëtareve, në “Kontinasa” janë riparë tre elementë të rëndësishëm për skemat e trajerit të Juves, për ndeshjen e radhës me Bolonjën në kampionat.

JUVENTUS

Mbrojtësi i majtë Aleks Sandro dhe dy mesfushorët Adrien Rabio e Manuel Lokateli, dje i janë bashkuar grupit, ndonëse jo me regjim të plotë.

Të tre bardhezinjtë kanë punuar pa shqetësim, por në ditët në vazhdim pritet që të rrisin gjithmonë e më shumë ngarkesën fizike, për të kapur ritmin e ndeshjeve.

Alegri do të ketë qenë jo pak i lumtur që ka riparë Sandron, Rabionë e Lokatelin, pasi ata do të jenë një alternativë e shkëlqyer për lojtarët e tjerë që mund të vijnë disi të lodhur nga ndeshjet e kombëtareve.

Related posts

LIVE/ Champions League: Mbyllet ndeshja Real Madrid-Inter. Rezultati 2-0

Delo.autor

SKANDAL NË BUDENSLIGË/ Babai i Bellingham përplaset me trajnerin, Borussia Dortmund e shpall ‘non grata’

F.autor

U MPOSHT NGA FRANKFURT/ Shikoni reagimin e Xhakës në fund të sfidës (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment