Futboll Sport

DËMTIMI MË I RËNDË SA ISHTE PARASHIKUAR/ Hernandez gati të mbyllë vitin dhe rrezikon Botërorin

Lajme të këqija në shtëpinë e Bajernit të Mynihut! Lukas Hernandez mund të mbyllë vitin 2022.

LUKAS HERNANDEZ

Dëmtimi që pësoi mbrojtësi francez me Bajernin e Mynihut ndaj Barcelonës në Champions më 13 shtator, u tha se do të ishte 4-6 javë, por tashmë ai mund të mbyllë vitin dhe rrezikon seriozisht pjesëmarrjen në Botërorin e Katarit, e cila do të zhvillohet në muajin nëntor.

Në ambjentin bavarez kishin shpresë ta kishin në ndeshjet përpara se të krijohej pauza e Botërorit, por mesa duket 26-vjeçari ka mbyllur vitin.

 

 

Aktualisht në këtë sezon me fanellën e Bajernit të Mynihut në Bundesliga, Lukas Hernandez është aktivizuar gjithsej në 4 ndeshje, por pa mundur dot që të shënojë dhe asistojë.

Related posts

LIVE/ Liga e Europës: Mbyllen pjesët e para, MILANI SKANDALOZ. Ja të gjitha rezultatet (VIDEO)

Isa.Autor

ARRESTOHET RONALDINHO/ Pasi hyri në Paraguai me pasaportë të falsifikuar

Delo.autor

LIGA E KOMBEVE/ Shqipëria zbret në fushë për nxehjen, tifozët mbushin shkallët e stadiumit

Isa.Autor

Leave a Comment