Futboll Gossip Sport

U TAKUAN NË SAN SIRO GJATË SFIDËS MILAN-JUVENTUS/ Sindi Marina poston foto me Dileta Leotën: Një pjesë argëtuese e punës time është…

Milani arriti të fitonte ndaj Juventusit pasditen e djeshme me rezultatin 2-0, në stadiumin “San Siro”, e vlefshme për javën e 8-të të Serisë A italiane.

Golat për kampionët aktualë të Italisë u shënuan nga Fikajo Tomori në minutën 45+1′ dhe nga Brahim Diaz në minutën e 54′.

Në stadiumin mitik “San Siro” ishte dhe gazetarja e njohur sportive e “OverSport”, Sindi Marina, e cila ishte duke përcjellë çdo emocion dhe moment që po ndodhte në afërsi të fushës së blertë.

Së fundmi, Sindi Marina ka postuar një foto në profilin e saj të rrjetit social “Instagram” me një ndër gazetaret më të njohura të momentit përtej Adriatikut, me Dileta Leotën, e cila është gazetare e “DAZN Italia”.

Marina ka postuar një foto me Leotën me mbishkrimin: “Një nga pjesët më argëtuese të punës time është të takoj miqtë dhe koleget gjatë ndeshjeve. Në ‘San Siro’ për Milan-Juventus.”, shkroi Sindi Marina.

311080932_835937910774702_5120666443808608530_n

Related posts

E TRISHTË/ Ndahet nga jeta ish-sulmuesi “Bardheblu”, Prishtina nderon legjendën e saj

Delo.autor

DEKLARATA NË PRAG TË SFIDËS CHAMPIONS/ Valverde: Duhet të bëjmë kujdes me…

Delo.autor

E BUJSHME/ Fitoi titullin kampion 2 ditë më parë, tekniku jep dorëheqje nga stoli i skuadrës

Delo.autor

Leave a Comment