Futboll Sport

E BUJSHME/ Donin Milanin, tani fondi arab hyn në “ankandin” për blerjen e Interit

Stiven Zhang ka ven dosur të heqë dorë nga pronësia e Interit, një vendim që është bërë tashmë i ditur falë kontakteve që vetë presidenti aktual i zikaltërve ka nisur me bankat amerikane.

Por ndërsa në këtë proces është përfshirë edhe “Goldman Sachs”, është “Raine Group”, banka që duket se ka marrë në dorë situatën, pas eksperiencës së ngjashme me Çelsin pak muaj më parë.

Me vetë Zhangun që po studion tregun amerikan si më të mundshmin për të shitur 100% të aksioneve të tij, nuk përjashtohet mundësia që nëpërmjet bankës së sipërpërmendur pronësia e re e Interit të formohet nga një grup investitorësh, duke u bazuar në modelin e bluve të Londrës.

Pavarësisht se kjo ngelet ende një hipotezë dhe për t’u parë nëse do të jetë politika e ndjekur, së fundmi ka ngjallur kuriozitet emri i ri që ka dalë në pah si blerës i mundshëm.

“INVESTCORP” – Në fakt bëhet fjalë për një emër të vjetër, pasi “Investcorp” është një njohje e hershme në Itali, aty ku fondi arab shfaqi interes për të blerë Milanin për shumë kohë, por nuk ia doli me kuqezinjtë që përfunduan në duart e “RedBird” dhe Xheri Kardinales.

Gjithsesi, kompania nga Bahrejni duket se është rikthyer përsëri për të investuar në Itali, ashtu si kishte lajmëruar para pak kohësh Mohamed Al Ardhi, drejtuesi i këtij fondi dhe këtë herë për skuadrën tjetër të Milanos, me të cilën ka qenë i lidhur edhe më parë.

Në këtë moment, një nga mbështetësit kryesorë të kësaj iniciative të arabëve mund të jetë edhe “AresCapital”, një nga fondet amerikane në partneritet me “Investcorp”, përfaqësuesit e të cilëve më herët kanë qenë në kontakt me administratorin financiar të Interit, Alesandro Antonelo, gjatë një prej udhëtimeve të tij në Shtetet e Bashkuara.

E me interesin e arabëve që duket se ka qenë gjithmonë prezent, nuk përjashtohet fakti që “Investcorp” të jenë një ndër emrat me të cilët Zhang ka nisur bisedimet, edhe pse deri në përfundimin e “ankandit” për aksionet e Interit, konkurrenca pritet të jetë e ashpër.

Related posts

E FUNDIT/ “Jashtëtokësori” nuk grumbullohet për sfidën ndaj Eibar, Barcelona shpjegon situatën

Delo.autor

“GATI PËR HISTORINË”/ President italian, skuadra e Kategorisë së Dytë me objektiva madhore

Delo.autor

ÇMENDET Real Madridi/ Madrilenët përgatisin një ofertë STROSFERIKE për Salah

Sadik.Autor

Leave a Comment