Futboll Sport

ZYRTARE/ Ecuria e gjatë negative, klubi i Premier Ligës merr vendimin përfundimtar për Stiven Xherrard

Tashmë është zyrtare, Stiven Xherrard nuk është më trajner i skuadrës së Aston Vilës!

Fatale për ish-legjendën e Liverpulit, ishte ecuria e gjatë e rezultateve negative duke dërguar klubin nga Birmingami në një vendim drastik ndaj tij, duke e shkarkuar me efekt të menjëhershëm.

Këtë lajm e ka bërë vetë publike klubi i Aston Vilës me anë të një komunikate në sajtin e saj, duke njoftuar “divorcin” me 42-vjeçarin.

Vendimi për shkarkimin e Xherrard ka ardhur pas humbjes së mbrëmshme ndaj Fulhamit me rezultatin 3-0.

Britaniku u emërua si teknik i Aston Vilës më 11 nëntor 2021 teksa u ul në pankinë 40 herë në të gjitha kompeticionet, teksa koleksionoi 13 fitore, 8 barazime dhe 19 humbje.

Më parë, Stiven Xherrard ka qenë trajner edhe i skuadrave të Rejnxhërs dhe të rinjve të Liverpulit.

Aston Vila aktualisht në Premier Ligë mban vendin e 17 me 9 pikë, ku në 11 ndeshje kampionati ka grumbulluar 2 fitore, 3 barazime dhe 6 humbje, me një golavarazh 7-16.

Related posts

MINUTË PAS MINUTE/ Qarabag kërkon me ngulm golin, Kukësi mbahet fortë

Isa.Autor

SFIDA ME PARTIZANIN/ Për Durrsakët vlen sa një sezon, trajneri Shkëmbi kërkon maksimumin

Delo.autor

REKORD PAS REKORDI/ Messi merr çmimin “KËPUCA E ARTË”, kalon… (VIDEO)

Isa.Autor

Leave a Comment