Futboll Sport

SË BASHKU ME MIANIN DHE JUVENTUSIN/ Napoli shkruan historinë në Champions, bëhet ekipi i tretë italian që…

Napoli fitoi mbrëmjen e djeshme me rezultatin 3-0 ndaj Rejnxhërs në stadiumin “Diego Armando Maradona”, e vlefshme për sfidën e pestë në fazën e grupeve të Champions-it.

Golat për të kaltërit u shënuan nga një dopietë e Simeones në minutat 11′ dhe 16′ dhe një gol nga Ostigard në minutën e 80′.

Sipas faqes së statistikave “OPTA Paolo”, Napoli është skuadra e tretë italiane që arrin të fitojë 5 ndeshjet e para në fazën e grupeve të një edicioni të Champions-it, pas Milanit në sezonin 1992/1993 me Fabio Kapelon në pankinë dhe Juventusit në sezonin 2004/2005.

Një start i furishëm ky për ekipin e Luçiano Spaletit, ku përveç kryesimit të Serisë A, tashmë e gjen veten të kualifikuar edhe në raundin e 1/8-ve të Ligës së Kampionëve.

Ndeshjet e fituara të Napolit në Champions janë ndaj: Liverpulit me rezultatin 4-1, Rejnxhërsit me rezultatet 0-3 dhe 3-0, Ajaksit me shifrat 1-6 dhe 4-2.

Related posts

SFIDA ME LIVERPOOLIN/ Valverde paralajmëron ekipin: Ata do të jenë një kundërshtar shumë…

Delo.autor

KANTE, TRIUMFUESI I NDROJTUR/ Nga liga amatore në Francë drejt Champions, si u bë futbollisti që e duan të gjithë

Delo.autor

Penallti, karton i kuq e protesta. Në Vlorë ndodh gjithçka, por Flamurtari e Kamza ndahen në barazim

Q.Autor

Leave a Comment