Futboll Sport

LISTA/ 26 “djajtë” e Belgjikës, merret vendimi për Lukakun, Martinez lë Januzaj jashtë Botërorit

Belgjika, një nga favoritet e këtij Botërori, ka publikuar listën me 26 lojtarët e grumbulluar për Botërorin e Katarit. Romelu Lukaku ia del në kohë për të siguruar një vend në listën e “djajve të kuq”, por nuk është e qartë nëse do të zbres në fushë që në fillim pasi ende nuk është në kushtet e duhura fizike.

Jashtë listës dy nga tre lojtarët e Milan, Saelemaekers dhe Origi nuk kanë bindur trajnerin, ndërsa një ftesë siguroi talenti Charles De Ketelaere. Pavarësisht se është shkëputur nga futbolli i rëndësishëm, një biletë për në Botëror shkoi edhe për Dries Mertens.

Belgjika Lista

Trajneri Martinez nuk preferoi të merrte me vetë në Katar, Adnan Januzaj. Pjesa tjetër e listës nuk ka surpriza, nga Courtois te De Bruyne të gjithë titullarët janë në dispozicion, përfshi këtu edhe Eden Hazard.

Related posts

LËSHOHET “BOMBA” NGA SPANJA/ Barcelona arrin akordin me Lautaro Martinez. Ja detajet

Delo.autor

Mourinho: Manchester United e meritoi fitoren ndaj Arsenalit

Sadik.Autor

Interi gjen pasuesin e Handanovic, siguron talentin ukrainas

Sadik.Autor

Leave a Comment