Futboll Sport

NXORRI “VRER” NDAJ MANCHESTER UNITED/ Klubi do gjobisë me shumën stratosferike Cristiano Ronaldo-n

Cristiano Ronaldo ka tronditur të gjithë opinionin sportiv me intervistën e dhënë së fundmi për gazetarin Piers Morgan. Ylli portugez ka sulmuar rëndë klubin e tij Manchester United, por edhe trajnerin Erik Ten Hag, duke deklaruar se nuk e respektojnë dhe nuk e duan në ekip.

37-vjeçari ka qenë i ashpër me drejtuesit e Djajve të Kuq, teksa largimi i tij në janar nga Old Traford duket i pashmangshëm. Por, intervista me Piers Morgan duket se do t’i kushtojë shtrenjtë pesë herë fituesit të ‘Topit të Artë’.

“Metro” ka raportuar Unitedi pritet ta dënojë portugezin me një shumë të majme prej një milionë paundësh. Ndërsa, në anën tjetër Sky Sports nga burimet e brendshme ka mësuar se bashkëlojtarët e CR7 ndihen të zhgënjyer nga fjalët Cristianos dhe pritet t’i mbajnë qëndrim.

Related posts

Sulmuesi i Milan drejt Madridit, mungon vetëm “po” e kuqezinjve…

Isa.Autor

TRIUMFOJNË NË MIQËSORE/ “Zikaltërit” mposhtin Tottenham me penallti (VIDEO)

Delo.autor

Shqipëri-Norvegji/ Kërcënojnë miqtë, ndal Strakosha

Sadik.Autor

Leave a Comment