Futboll Sport

DUEL PËR MERKATON/ Chelsea dhe Real Madrid në “luftë” për 25 vjeçarin francez

Duel mes Chelsea dhe Real Madrid për Nabil Fekir.

Sipas asaj që bën të ditur “L’Equipe”, “Blutë” dhe “Los Blancos” kanë nisur sfidën në distancë për të marrë 25-vjeçarin që luan me Lyon, i cili gjatë verës ishte shumë pranë transferimit te Liverpool.

Disa paqartësi në lidhje me një dëmtim të mëparshëm të lojtarin stepën klubin e Liverpool edhe pse kishte marrë “po” nga lojtari dhe nga francezët e Lion për një marrëveshje që shkonte deri në 65 milionë euro.

Fekir, pjese e Francës në kampionatin e fundit botëror, qëndroi në Lyon dhe tani është i sigurt largimi i tij sezonin e ardhshëm. Edhe Real, edhe Chelsea janë gati të paguajnë shifrën e kërkuar nga Lyon dhe sipas “L’Equipe” i takon lojtarit të vendosë.

Related posts

DUELI MES “PLESHTIT” DHE CR7/ Ja cili e fitoi garën për golin më të bukur 2018-2019 (VIDEO)

Delo.autor

VDEKJA E EMILIANO SALA/ KAS-i merr përsipër çështjen e operacionit të transferimit, ja çfarë pritet të ndodhë

Delo.autor

“EURO 2020″/ UEFA publikon të dhënat, lojtari më i shpejtë luan për Italinë. Ja emri…

Delo.autor

Leave a Comment