Futboll

Flet talenti që refuzoi Shqipërinë: Jam shqiptar i Kosovës, dua të luaj për vendlindjen time

Idriz Voca është në nga talentet që ka zgjedhur të luajë për përfaqësuesen kosovare. Lojtari i Luzernës është ftuar nga trajneri i ri i Kosovës për miqësoret e marsit.

Në një intervistë pak ditë më parë në mediat zvicerane, ai është munduar të justifikojë se pse ka zgjedhur Kosovën dhe jo Shqipërinë.

 

“Unë dua të luaj për vendlindjen time. Kjo është çështje zemre. Kjo është një ëndërr që bëhet realitet. Te Kosova kam më shumë mundësi që të bie në sy. Në Zvicër ka shumë lojtarë të rinj të talentuar të cilët janë para meje”, tha Voca.

Voca është ndjekur më parë edhe nga FSHF-ja, por për arsyet që ai përmendi më lart zgjodhi që të përfaqësojë Kosovën.
“Unë thjesht bëra stërvitje me Shqipërinë, asgjë më shumë. Unë nuk jam shqiptar, jam shqiptar i Kosovës. Ndaj për mua zgjedhja ishte e qartë”, tha Voca.

Related posts

FOTOLAJM/ “Ti je vaksina ime”, tifozi shqiptar tërheq vëmendjen në ndeshjen Uells-Shqipëri

Delo.autor

ZYRTARE/ Merret vendimi i rëndësishëm për “El Clasico” e parë të sezonit

Delo.autor

ZYRTARE/ FSHF vendos për Partizani-Teuta, por ndeshja do të luhet pa…

F.autor

Leave a Comment