Futboll Sport

BOTËRORI “KATAR 2022″/ Surpriza dhe emocione, ja katër sfidat interesante të ditës së sotme

Dita e djeshme e Botërorit prodhoi surpriza pafund, duke startuar me ndeshjen e orës 11:00 mes Japonisë dhe Kosta Rikës që përfundoi me rezultatin 0-1 në favor të kostarikanëve, për të vijuar më pas te triumfi i Markut ndaj Belgjikës, si dhe përmbysja me 4 gola e Kroacisë ndaj Kanadasë.

KATAR BOTERORI

“Qershia mbi tortë” e mbrëmjes së djeshme ishte dueli mes Spanjës dhe Gjermanisë, e konsideruar si një finale e parakohshme që përfundoi në barazim 1-1. Rezultatet e ditës së djeshme duket se i kanë shkuar për shtat Gjermanisë, kryesisht fitorja e Kosta Rikës, teksa tashmë gjithçka është e hapur për sa i përket kualifikimit.

Ndërkohë edhe dita e sotme rezervon 4 duele interesante.

Siparin do ta ngrejë përballja mes Kamerunit dhe Serbisë në orën 11:00, për të vijuar me Kore e Jugut – Ganë në orën 14:00. Brazil – Zvicër do të jetë dueli më interesant i ditës së sotme. Ndërkohë që Portugali-Uruguaj do të mbyllë siparin e ditës së hënë. Një sfidë kjo që pritet të jetë mjaft e luftuar.

Related posts

Xoana Gonzalez i shpreh “dashurinë” Leo Messit (FOTO)

Sadik.Autor

Lista e Champions League e Juventus, Allegri përjashton gjermanin

Q.Autor

Serbët e kthejnë në “arenë boksi”, përleshen në stadium me tifozët brazilianë (FOTO)

Sadik.Autor

Leave a Comment