Breaking News Futboll Sport

DRAMË NË BOTËROR/ Shokohet Gjermania, eleminohet që në grupe: Kalojnë Spanja me Japoninë

Gjermania është eliminuar nga Botërori. Në ndeshjen ndaj Kosta Rikës, ekipi i drejtuar nga Hansi Flick fitoi 4-2, por nuk arriti të kalonte Grupin E.

Gnabry kaloi në avantazh gjermanët që në minutën e 10, por Tejeda (58’) dhe Vargas (70’) përmbysën rezultatin.

Ishte Havertz që ktheu gjithçka në favor të Gjermanisë me dy gola në minutat 73 dhe 85, dhe Fullkrug në minutën e 91 për t’i dhënë Gjermanisë një fitore pa vlerë, pas rezultatit të Spanjës.

Spanjollët u mposhtën 2-1 nga Japonia, me aziatikët që morën vendin e parë në grup, ndërsa spanjollët të dytin.

Related posts

ANKTH TE PARTIZANI/ Dy futbollistët rrezikojnë ndeshjen me Laçin

Delo.autor

MERKATO E JANARIT/ “Topçinjtë” bëjnë gati 14 milionë euro për mesfushorin e Barcelonës

Isa.Autor

Klopp: Liverpool duhet të përmirësohet, mes katër më të mirëve në Premier League

Q.Autor

Leave a Comment