Futboll Sport

E PAZAKONTË/ Macja i “rrëmben” vëmendjen sulmuesit të Brazilit, ja çfarë ndodhi

Botërori i Katarit deri më tani ka qenë plot me surpriza, por duket se jo vetëm në fushën e blertë.

Në e tillë i ka ndodhur dhe sulmuesit të Brazilit dhe Real Madrid, Vinicius Jr, gjatë konferencës së tij për shtyp.

Teksa lojtari i Real Madrid po ju përgjigjej pyetjeve të gazetarëve, një mace u ngjit mbi tavolinë, duke marrë gjithë vëmendjen. Të gjithë filluan të qeshnin në sallë, edhe vetë futbollisti, por përfaqësuesi i zyrës së shtypit të Brazilit, pasi e përkëdheli për disa çaste, e largoi nga tavolina duke e ulur poshtë.

Megjithatë, macja që me sa duket i përkiste hotelit në të cilin gjendet përfaqësuesja braziliane, u ul para tavolinës dhe nuk u largua, duke qëndruar aty gjatë të gjithë konferencës për mediat.

 

Related posts

KLUB LEGJENDAR/ Një kampion i madh viziton Milanin në SHBA…(VIDEO)

Isa.Autor

LIVE/ Nis sfida eliminatore mes Kosovës dhe Çekisë

Delo.autor

SPAL-MILAN/ Gatusso këkon fitoren për të siguruar një vend në Champions (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

Leave a Comment