Futboll Sport

DREJTIMI I ROMËS DHE PORTUGALISË/ Mediat italiane të bindura për Murinjon: Ja përgjigja e trajnerit

Zhoze Murinjo është në krye të listës për të zëvendësuar të shkarkuar in Fernando Santos në stolin e kombëtares së Portugalisë.

Atij iu ofrua roli për të drejtuar Romën dhe në të njëjtën kohë dhe kombëtaren luzitane, me federatën portugeze që ishte e gatshme të bënte çmos për të arritur te marrëveshja me 59-vjeçarin.

Gjithsesi duket se mediat italiane kanë një tjetër përgjigje të cilat thonë se Murinjo e ka refuzuar këtë ofertë dhe për të zëvendësuar Santos në krye do të vijë trajneri i kombëtares U21, Rui Horge.

“La Gazzetta dello Sport” thekson se portugezi është i përqendruar vetëm te Roma dhe se do të respektojë kontratën që e mban atë në krye të verdhekuqëve deri në vitin 2024.

Related posts

FORMULA 1/ Luca Baldisserri nuk kursen kritikat: Vettel është i mbivlerësuar, nuk është…

Delo.autor

Ozil shënon golin e parë ndaj Austrisë (VIDEO)

Sadik.Autor

DUAN TITULLIN/ KANE nxit shokët: Duhet të fitojmë TROFE, nuk jemi më fëmijë

Isa.Autor

Leave a Comment