Futboll Sport

E BUJSHME/ Shkëmbim në aksin Milano-Mançester, Siti ofron sulmuesin 100-milionësh për Rafael Leaon

Duket se e gjithë Anglia është e “fiksuar” pas Rafael Leaos, me Çelsin, Arsenalin dhe Mançester Junajtid që prej kohësh e kanë shfaqur interesimin për portugezin. Por duket se një tjetër gjigant ka dalë në skenë dhe bëhet fjalë për Mançester Sitin.

“Qytetarët” kanë ardhur me një ofertë vërtet të bujshme, të cilët janë gati për të bindur kuqezinjtë.

Siç raporton “Calciomercato”, Guardiola është gati që t’i ofrojë Piolit sulmuesin anglez Xhek Grilish, në këmbim të yllit portugez.

Milani pritet që ta refuzojë si ofertë, pasi kërkon me ngulm që të rinovojë me 22-vjeçarin, por nëse nuk gjendet gjuha e përbashkët me të, atëherë çdo gj pritet të ndodhë.

Related posts

“E MIRËPRES KOLEGUN RONALDO SI VIROLOG”/ Plas ironia pas postimit të CR7 mbi tamponin (FOTO)

Delo.autor

Yaya Toure largohet nga City, por jo nga Premier Liga

Isa.Autor

Olimpiada/ Dënimi i Rusisë do të hiqet me një kusht

Q.Autor

Leave a Comment