Futboll Sport

VIDEOLAJM/ Mesi kthehet si Kampion Bote te PSG, shihni pritjen që i bën ekipi në stërvitje

Lionel Mesi i ka dhënë fund pushimeve për suksesin në Kupën e Botës dhe për festat e fundvitit, duke u shfaqur përsëri në stërvitjen e PSG-së. Dhe klubi parisien e ka festuar në mënyrën më të mirë të mundshme kthimin e argjentinasit që tashmë ka bërë të tijin edhe trofeun që i mungonte në karrierë, Kupën e Botës.

Mesi është pritur në qendrën stërvitore të PSG-së me një “tunel” ku pjesëtarë të stafit, lojtarët dhe personalie i qendrës stërvitore ishte rreshtuar duke duartrokitur futbollistin argjentinas për arritjen e tij.

Më pas, Luis Kampos, drejtori i përgjithshëm i klubit, i dorëzoi atij edhe një trofe të vogël me një yll të artë të vendosur mbi të.

 

Related posts

​Inter dominon për çmimin e dështakut të vitit “Bidoni i Artë 2017”

Q.Autor

U RRËZUA VETË DUKE GODITUR TOKËN/ Gafa e vitit shpërblehet me penallti (VIDEO)

Isa.Autor

Sergi Roberto i uron më të ”keqen” Carvajal, e ka një arsye

Sadik.Autor

Leave a Comment