Futboll

Tërboi tifozët e United pas eliminimit nga Sevillia, ja ç’farë deklaronte Mourinho në 2004 kur mposhte ‘djajtë’

Jose Mourinho, trajneri i Manchester United, është një figurë tërheqëse në botën e futbollit edhe pse shpesh vëmendjen nuk e ka marrë për bëma të mira. Së fundmi ai tërboi tifozët e “djajve të kuq” me fjalët që tha pas eliminimit nga “Champions League” në favor të Sevillia-s.

Mediat angleze kanë hulumtuar dhe kanë gjetur intervistën e portugezit në vitin 2004 kur ky i fundit me Porto-n e tij eliminonte Manchester United nga “Champions League”. Në atë kohë Sir Alex Ferguson nuk i jepte dorën ‘special 1’ pas përfundimit të ndeshjes.

 

Mourinho deklaronte: “E kuptoj pse Ferguson bëri një reagim emocional. Ai ka disa lojtarë të klasit botëror dhe ata duhet të bënin shumë më shumë se kaq.”

“Ti mund të jesh shumë i mërzitur nëse ekipi yt dominohet qartë nga një kundërshtar i cili me shumë mundësi ka një buxhet sa 1/10”.

Vijmë të martën, afërsisht 14 vite më pas, kur Mourinho gjen fjalët më të papërshtashme për të justifikuar eliminimin e Manchester United nga Sevillia.

“Nuk është fundi i botës…Kam qenë i ulur në këtë karrige dy herë në ‘Champions league’ kur kam eliminuar Manchester United në shtëpi. Kam qenë i ulur në këtë karrige me Porto-n, Manchester United jashtë. Kam qenë i ulur në këtë karrige me Real Madridin, Manchester United jashtë… Pra nuk është një gjë e re për këtë klub. Sigurisht, të jesh trajner i Manchester United dhe të skualifikohesh nga ‘Champions League’ në një ndeshje të luajtur në shtëpi është absolutisht poshtëruese.”

Si duket Mourinho pas eliminimit nga spanjollët e ka harruar se ka disa lojtarë që duhet të bënin shumë më shumë dhe ka shpenzuar gati sa dhjetëfishi i Sevillia-s.

 

Related posts

TOTTENHAM-LIVERPOOL/ Pas një aksioni model, sulmuesi Firmino zhbllokon sfidën për Kampionët e Anglisë (VIDEO)

Delo.autor

NUK KA SURPRIZA/ Zyrtare: Shpallet fituesja e “Topit të Artë” (FOTO)

Isa.Autor

Khedira: Champions i vërtetë fillon tani, Juventusi mund ta fitojë

Q.Autor

Leave a Comment