Futboll Sport

PAMJET/ Një “rrufe” me 120 km/orë mbi ski! Shihni garën që shpalli kampione bote skiatoren 16-vjeçare shqiptare

Lara Kolturi sot në Kampionatin Botëror të të Rinjve në St.Anton të Austrisë u shpall kampione e botës në Super Gjigand. Ajo la pas Zvicerianen Grob dhe Italianen Calaba duke triumfuar midis 37 konkurenteve.

Ekipi kombëtar i Skive është prej disa ditësh në St.Anton me një ekip të plotë me 2 meshkuj Denni Xhepa dhe Kevin Qerimi dhe 2 femra Lara Kolturi dhe Chiara Di Camillo. Në ditën e parë Lara Colturi u shpall Kampione Bote për moshat nën 18 në DoënHill ndërsa sot mori vendin e parë në klasifikimin e përgjithshëm. Lara do të garojë edhe në Gjigand më datë 21 Janar dhe më pas do ti drejtohet Kronplatzit për ndalesën e radhës në Kupën e Botës. Do jenë 2 gara më 24-25 Janar ku Lara do të konsolidoje top30 në këtë disiplinë të Kupës së Botës.

Përsa i përket pjesës tjetër të ekipit ata do të konkurojnë deri më datë 25 ku është edhe finalja e Sllallomit për meshkuj.

VIDEO

VIDEO

Related posts

KUPA E BOTËS/ ISIS kërcënon Messin dhe Ronaldon me heqje koke: Gjaku juaj do ta lajë tokën

Sadik.Autor

TITULLI ME 5 LËVIZJE/ Ja si ia dalin “demat” e Partizanit deri në fund…

Delo.autor

Ja kandidatët e United për nr. 10 të lënë bosh nga Ibrahimovic

Sadik.Autor

Leave a Comment