Futboll Sport

MESSI NUK E LËSHON KREUN/ Ja kush ia kërcënon “Këpucën e Artë” argjentinasit

Lionel Messi e ruajti vendin si lider i plotë i garës për “Këpucën e Artë” në Europë, edhe pas ndeshjeve të fundjavës. Ylli argjentinas shënoi në ndeshjen e shtatë radhazi të La Liga-s, në fitoren 2-0 të Barcelonës ndaj Girona, të dielën. Ai tani ka 19 gola për këtë sezon, ndërsa ndiqet nga Kylian Mbappe i PSG-së me 18 gola në Ligue 1.

Nuk kishte asnjë lëvizje nga Premier League gjatë fundjavës, kështu që Mohamed Salah i Liverpool-it mbeti në kuotën e 16 golave, të cilit iu bashkua Edinson Cavani i PSG-së, që shënoi dopietë në fitoren 4-1 kundër Rennes, dhe Fabio Quagliarella i Sampdorias. Ndërkohë, Cristiano Ronaldo shënoi golin e tij të parë të Serie A për vitin 2019, në fitoren 2-1 të Juventusit kundër Lazios, të dielën mbrëma.

Herën e fundit, kur Messi, 31 vjeç, nuk ka shënuar për Barçën në një ndeshje kampionati, ndodhi më 2 dhjetor, kundër Villarrealit. Ai ka shënuar 10 gola në 7 ndeshje në elitën e futbollit spanjoll, duke grumbulluar për herë të parë 19 gola në 19 paraqitje (në La Liga).

Argjentinasi dyfishoi epërsinë kundër Girona, herën e fundit, në minutën e 68-të. Messi është në rrugë të mirë për të fituar “Këpucën e Artë” në sezonin e tretë radhazi. Sidoqoftë, Kylian Mbappe, 20 vjeç, është një kërcënim i madh për të. Francezi është në formë të mirë sa iu përket golave. Ai ka shënuar pesë herë në tri ndeshjet e fundit të Ligue 1.

Trajneri i PSG-së, Thomas Tuchel, ka konfirmuar se Neymar do të qëndrojë mënjanë skuadrës për një numër ndeshjesh, sepse ka pësuar dëmtim në këmbë. Si rezultat, Mbappe do të jetë edhe më vendimtar për kampionët francezë dhe do të kërkojë të vazhdojë garën e tij për “Këpucën e Artë” në Europë, në ndeshjet e ardhshme.

Ronaldo, 33 vjeç, është një tjetër kërcënim për shanset e Messit, për ta fituar sërish “Këpucën e Artë”. Ai shënoi nga penalltia, në minutën e 88-të, kundër Lazios, për të vulosur përmbysjen e Juventusit, pasi Joao Cancelo kishte barazuar autogolin e Emre Can më herët.

Ylli portugez është katër gola prapa Messit në renditjen e “Këpucës së Artë”, për momentin. Megjithatë, ai është më shumë se i aftë ta reduktojë këtë boshllëk me argjentinasin, madje edhe në hapësirën e një ndeshjeje të vetme, sikurse ka treguar më parë. CR7 do të jetë në kërkim të golave që në ndeshjen e ardhshme të Juventusit, kundër Parmës, në Serie A.

Kjo është renditja më e fundit e betejës për “Këpucën e Artë”:
1. Lionel Messi (Barcelona): 19 gola x 2.0 koefiçenti = 38.0 pikë
2. Kylian Mbappe (PSG): 18 x 2.0 = 36.0
3. Mohamed Salah (Liverpool): 16 x 2.0 = 32.0
4. Edinson Cavani (PSG): 16 x 2.0 = 32.0
5. Fabio Quagliarella (Sampdoria): 16 x 2.0 = 32.0
6. Liliu (Kalju): 31 x 1.0 = 31.0
7. Mbaye Diagne (Kasimpasa): 20 x 1.5 = 30.0
8. Zakaria Beglarishvili (Flora): 30 x 1.0 = 30.0
9. Paulinho (Hacken): 20 x 1.5 = 30.0
10. Cristiano Ronaldo (Juventus): 15 x 2.0 = 30.0
11. Luiz Suarez (Barcelona): 15 x 2.0 = 30.0
12. Duvan Zapata (Atalanta): 15 x 2.0 = 30.0
13. Nicolas Pepe (Lille): 15 x 2.0 = 30.0

Related posts

PAS TËRHEQJES SË AGUERO-S NGA FUTBOLLI/ Barcelona mendon për yllin e Premier, ka vetëm një dyshim

Delo.autor

PREMIER LEAGUE/ Super Hazardi ngjit Chelsean në krye, fitojnë edhe Man City me Arsenal

Isa.Autor

KLIMË ARMIQËSORE NË HOLANDË/ Hamilton injoron tifozët: Më vërshëlleni sa të doni

Delo.autor

Leave a Comment