Futboll

Pas eliminimit nga Sevilla, De Gea konsideron të ardhmen

Portieri i Manchester United David De Gea po konsideron të ardhmen e tij në klub pas një tjetër dështimi në arenën ndërkombëtare, shkruhet në mediat spanjolle.

Lojtari i përfaqësueses së Spanjës ka arritur të shkojë vetëm në çerekfinalet e Champions League gjatë shtatë viteve të kaluara te Manchester United, dhe Marca raporton se ai po e humb durimin.

27-vjeçari ka një kontratë që skadon në qershor të 2019 dhe nuk ka vendosur nëse do të rinovojë, çka ka bërë shtypin spanjoll të pretendojë një transferim të portierit larg Old Trafford.

Real Madrid vazhdon të ketë interes për gardianin megjithëse nuk ia ka arritur ta bëjë të tijin në dy vitet e fundit.

De Gea thuhet të jetë zhgënjyer nga United mediokër dhe është gati të luajë diku tjetër.

Related posts

PËR HERË TË PARË NË HISTORI/ Ukraina fiton Botërorin e 20-vjeçarëve

Delo.autor

“FSHF” TRYEZË E PËRBASHKËT ME QEVERINË/ Refik Halili: Më keq që kemi qenë nuk do bëhemi, shpresoj që…

Delo.autor

DËMTOHET LOJTARI I KOMBËTARES U-21/ Zëvendësuesi i tij vjen nga ekipi i Superiores…

Delo.autor

Leave a Comment