Futboll Sport

KAOS NË CHAMPIONSIN E AFRIKËS/ Fituesi shpallet kampion me 60 minuta lojë, çfarë ndodhi (VIDEO)

Finalja e Kupës së Kampionëve në Ligën e Afrikës midis tunizianëve të Esperans Tuniz dhe marokenëve të Ëidad Kasablanca, e luajtur mbrëmë në Tunis, përfundoi në një turp të vërtetë.

Ndeshja e parë e luajtur në Marok përfundoi me rezultatin 1-1.

Në minutën e 51 të lojës, Ëidad Casablanca shënoi në portën e Esperancës, një gol që nëse ndeshja përfundonte kështu, mund ti jepte Kupën e Kampionëve.

Por pikërisht në këtë moment fillon dhe finalja merr tatëpjetën.

Arbitri kryesor e anulloi si të parregullt golin e Ëidad, por nga pamjet filmike duke qartë se goli është i rregullt.

Pas disa minutash arbitri kryesor kujtohet që të shikojë VAR, por këtu ndodh një tjetër çudi.

VAR nuk ishte funksional ndërsa lojtarët e Ëidad nuk pranojnë të futen në fushë, çka u sjell edhe humbjen në tavolinë të ndeshjes e cila zgjati vetëm 60 minuta.

Në këtë ndeshje nuk munguan edhe përplasjet midis tifozëve të cilët hodhën sende të forta në drejtim të fushës.

Related posts

NGA LEGJENDA DEL PIERO TEK CASSANO/ Ronaldo vihet nën akuzë: Është egoist, nuk luan për skuadrën

Delo.autor

KATASTROFAL/ RONALDO tenton të shënojë me RROFESHATË, dështon KEQ…(VIDEO)

Isa.Autor

“STAFI MERITON NOTËN 10, SHQIPËRIA 8″/ Reja: Broja të bëhet i dashur për grupin, për sjelljet që ka dhe…

Delo.autor

Leave a Comment