Futboll Sport

E BUJSHME/ Arsenal transferon yllin e Chelsea, pritet vetëm zyrtarizimi

Një lajm i bujshëm është raportuar këto minuta nga gazetari i njohur italian, Fabrizio Romano.

Romano raporton se Arsenal ka arritur akordin me Chelsean për të sjellë në “Emirates Stadium” organizatorin italian të mesfushës, Jorginho.

Arsenal ka bërë ofertën prej 12 milionë paund dhe Chelsea ka rënë dakord për këtë shifër, ku tashmë janë duke kryer finalizimin e dokumentave përkatëse.

Kontrata do të jetë deri në vitin 2024 me një opsion plus një sezon. Kontakti i parë ishte dje dhe Arsenal arriti ta finalizonte këtë transferim të bujshëm. “Topçinjtë” kanë prenotuar edhe vizitat mjekësore për mesfushorin italian. Raportohet se ndikimi i trajnerit të Arsenal, Arteta, ishte vendimtar në finalizimin e këtij operacioni.

Related posts

TËRBOHEN JUVENTINËT/ Allegri përcakton fituesin e Championsit, nuk janë bardhezinjtë 

Isa.Autor

ZYRTARE/ I jep fund polemikave, ja vendimi që merr Federata Gjermane për trajnerin Joachim Low…

Delo.autor

PLAS TEK KATEGORIA E PARË/ Mesazh kërcënues sulmuesit të Shkumbinit, i kërkohet të mos luajë se…

Delo.autor

Leave a Comment